×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq qëndron sot e nesër në Francë, do të flas për Kosovën me Macronin

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 11:30

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë një vizitë dyditore në Francë sot dhe nesër.


    Gjatë ditës së parë të vizitës, shefi i shtetit serb do të takohet me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

    Në ditën e dytë të qëndrimit në Paris, Vuçiq do të marrë pjesë në një video-konferencë të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Media e Presidentit të Serbisë.

    Edhe pse ekzistonte një ide që Macron dhe Merkel të sillnin përfaqësuesit e të dyja palëve, Aleksandar Vuçiqin dhe kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, në të njëjtën tryezë, takimi do të mbahet ende në një mënyrë virtuale, raporton Danas.

    “Kjo është një sekuencë logjike e ngjarjeve. Gjithçka që ne bëjmë si BE dhe si shtete anëtare, ne po e bëjmë me qëllim të rifillimit të dialogut,” tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së.

    Takimi i 12 korrikut në Bruksel mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë organizohet nga kryediplomati evropian, Josep Borrell, dhe do të kryesohet nga i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!