×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq sërish e tregon fytyrën e vërtetë, thotë se Reçaku është fabrikuar, Walkerin e quan vagabond

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 15:00

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka quajtur “të tmerrshme” atë që Ivan Todosijeviq është dënuar me dy vjet burg sepse ka thënë se krimi në Reçak ”është trilluar”.


    Me këtë rast Vuçiq ka pretenduar se edhe ai vet thotë se ky krim “është fabrikuar” dhe ka pyetur a do ta dënojnë për këtë.

    “Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do të përsërisin të njëjtën, edhe unë e përsëris tani – krimi në Reçak është fabrikuar, ku gjithçka ka falsifikuar ai mashtruesi botëror, hajni dhe vagabondi William Walker”, ka thënë Vuçiq duke i kopjuar fjalë për fjalë pretendimet e ish shefit të tij dhe kriminelit të luftës Vojisllav Sheshel, të cilit para 20 vjetëve i shërbente birra nëpër mbledhje.

    Vuçiq ka pretenduar se mbrëmë në Kosovë është shpallur e vdekur Silvana Arsoviq, ish bashkëpunëtorja e Oliver Ivanoviqit, kundër të cilës Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për përzierje në vrasje të Ivanoviqit, dhe e cila për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore është pranuar në spital në Mitrovicën e Veriut të menaxhuar dhe financuar nga Serbia.

    “E kanë shpallur të vdekur dhe thonë se mjekët tanë e kanë vrarë. Kjo është e tmerrshme”, pretendon Vuçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!