×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: SHBA-të po na detyrojnë ta njohim Kosovën

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 15:42

    Serbia nuk do të ketë pozitë të lehtë kur bëhet fjalë për zgjidhjen e “çështjes së Kosovës”, pasi SHBA po angazhohen vetëm për njohje të pavarësisë së Kosovës dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë, ka deklaruar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ka shtuar se pret edhe nga BE të shprehë qëndrimin e tij.


    Në pyetje të gazetarëve ta komentojnë deklaratën e Philip Reekerit se normalizimi qon në njohje të ndërsjellët të Serbisë dhe Kosovës, si dhe a janë qytetarët të njoftuar me presione të cilat po vijnë nga Perëndimi, Vuçiq ka thënë se po përpiqet që çdo ditë të flasë të vërtetën, e kjo është se për SHBA Kosova është shtet i pavarur.

    “Vetëm kjo iu intereson, gjithë të tjerat janë imtësia, por kjo është esenca. Nuk jam nga ata të cilët thonë – ka ndryshime, do të jetë ndryshe. Cila do administratë të vijë në SHBA, do të pritet insistimi për njohje të Kosovës”, ka thënë ai.

    “Unë pres nga BE ta thonë qëndrimin e tyre, sepse në fillim nuk na kanë thënë që njohja e Kosovës është fundi i këtij procesi, por kanë thënë se nënshkrimi i dokumentit obligues, i cili do të krijonte kushte për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës apo Serbisë dhe Kosovës, por askund nuk është përmendur në mënyrë eksplicite njohja e Kosovës. Presim të shohim se çfarë do të thonë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!