×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq vjen në Tiranë, VV-ja i del përpara me protesta

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 15:13

    Lëvizja Vetëvendosje edhe një herë ka ftuar të gjithë qytetarët në Tiranë që t’i bashkohen në protestën e 8 majit, kundër ardhjes së Aleksandar Vuçiqit dhe Milorad Dodik në kryeqytetin shqiptar.


    Ata kanë njoftuar se protesta nis në ora 18:00 dhe do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shkruan Reporteri.net

    “Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik po planifikojnë të vinë në Tiranë më 8 maj – nuk janë të mirëseardhur! Ftojmë qytetarët të na bashkohen ditën e mërkurë, data 8 maj, në ora 18:00, para monumentit të “Vëllezërve Frashëri”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, për të shprehur simbolikisht dhe në mënyrë paqësore kundërshtimin ndaj politikave supremaciste serbe që rrezikojnë kombin shqiptar, si dhe drejtësinë e paqen në rajon”, thuhet në njoftimin e VV-së.

    Sidoqoftë, protesta të VV-së u organizuan edhe javën e shkuar gjatë kohës kur po mbahej takimi i Berlinit, në të cilin po merrnin pjesë liderët e Serbisë, Kosovës si dhe Shqipërisë e vendeve të rajonit.

    Ndryshe, VV-ja do ta ketë “testin” e parë në terren, pasi pak javë më herët u regjistrua si organizatë në Shqipëri. Më herët ky grup vetëm bashkohej në aksionet e të tjerëve në Tiranë dhe qytetet e tjera shqitpare./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!