×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Shqipëria po na mbështetë aq sa Hungaria

    Reporteri
    26 Maj 2022 | 7:49

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nga Davosi ka thënë se kryeministri shqiptar, Edi Rama po i ofron mbështetje dhe se ata, së bashku, do ta bëjnë Ballkanin e Hapur.

    Vuçiq ka deklaruar se Serbia dhe Shqipëria kanë raporte të mira dhe se ai e Rama po mirëkuptohen gjithnjë e më shumë, duke thënë se Shqipëria e ka mbështetur Serbinë në nivelin e njëjtë siç e mbështetur Hungaria, raporton Tanjugu serb.

    Këtë deklaratë, Vuçiq e ka dhënë për RTS, kur është pyetur nëse vendimi i Parlamentit të Shqipërisë për ta refuzuar votimin e një rezolute për Srebrenicën, ka ndikuar në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

    Po ashtu, Vuçiq ka folur edhe për një bisedë telefonike që do ta zhvillojë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Sipas tij, biseda do të jetë korrekte dhe e mirë dhe se Serbia do të përfitojë çmime të farovshme gazi nga biseda me presidentin rus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!