×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiqi “porosit” Kurtin të mos niset në Bruksel nëse mendon të flasë për njohje

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 15:03

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur në prag të takimit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.


    Vuçiq, potencoi sërish se bisedimet në Bruksel nuk do të jenë të lehta, por se është e rëndësishme të bisedohet.

    Presidenti serb u dërgoi sërish mesazh përfaqësuesve të Kosovës se nëse në Bruksel nisen për të biseduar për njohje, më mirë të mos nisen fare.

    Kujtojmë se, të martën, më 15 qershor do të mbahet takimi i parë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!