×
  • Lajme
  • Lajme

    Vulin kërkon që Haradinaj të dënohet pas deklaratës për bashkim me Shqipërinë

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 10:16

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj  para dy ditëve ka thënë se nëse Evropa vazhdon të injorojë Kosovën si shtet dhe kërkesat e kosovarëve, atëherë në vitin 2025 mund të jetë i mundshëm referendumi për bashkimin me Shqipërinë.


    Ndaj kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta në Serbi. Presidenti serb Aleksander Vuçiq ka reaguar duke e quajtur Haradinajn si person të rrezikshëm.

    Reagim akoma më të ashpër ka pasur Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se  Ramush Haradinaj, meriton përçmim dhe dënim, transmeton Reporteri.net.

    Ai nuk është ndalur me kaq derisa e ka quajtur Haradinajn edhe kriminel lufte.

    “Qytetarët e Kosovës nuk meritojnë të përçmohen, por krimineli i luftës Ramush Haradinaj meriton edhe përbuzje edhe dënim”, ka thënë ndër të tjera Vulin.

    Vulin po ashtu ka kërkuar nga Evropa të reagojë duke u shprehur se meqë Evropa hesht për deklarata të tilla, duhet të heshtë edhe kur serbët duhet të jetojnë në të njëjtin vend. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!