×
  • Lajme
  • Lajme

    Vulin nuk ndal provokimet ndaj shqiptarëve: A duan t’i quaj arnautë apo arbanas?

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 15:32

    Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, thotë se paralajmërimin e akuzës kundër tij për shkak se shqiptarët e Kosovës i quan me termin ofendues “Šiptari”, e sheh si “kompliment për luftën këmbëngulëse e të denjë për të vërtetën”.


    “Paralajmërimin e aktakuzës kundër meje për shkak se shqiptarët e Kosovës i quaj ‘Šiptari’, e interpretoj si vazhdim të ndalimit të shkuarjes në Kosovë. Serbët që nuk heshtin, duan t’i heshtin. Aktakuzën do ta kuptoj si kompliment për luftën këmbëngulëse e të denjë për të vërtetën”, ka thënë ai për gazetën e Beogradit “Novosti”.

    Me këto fjalë Vulin i është përgjigjur paralajmërimit të djeshëm nga Lugina e Preshevës se ai mund të paditet për shkak të përdorimit të termit ofendues për shqiptarët “Šiptari”.

    “Ky është term të cilin shqiptarët e përdorin për vete dhe nuk shoh arsye pse ai të jetë ofendues. Për mua ofendim do të ishte që dikush të më quante ndryshe nga ajo që unë e quaj veten. ‘Šiptari’ është term që përcakton shqiptarët nga Kosova dhe me të nuk kuptohen shqiptarët që jetojnë në Shqipëri ose në Serbi dhe nuk e di se çfarë këtu është kontestuese. A është më mirë të përdoren shprehjet turke ‘Arnaut’, ‘Arbanas’? Gjithmonë kam qenë në shënjestër të të gjithëve atyre që fjalën serb e mendojnë fyese, pse ekzistojmë e sidomos pse flasim zëshëm dhe pse themi të vërtetën”, ka thënë Vulin.“Zviceranët i quajnë ‘Šipi’, dhe kjo është sipas gjermanistikës. Turqit i quajnë ‘Arnaut’, që në turqishte do të thotë i huaj. Gjyshja ime gjithmonë ka thënë arnautët. Askund nuk kanë guxim të kundërshtojnë për këto emërtime, vetëm në Serbi e bëjnë këtë. Vetëm në Serbi ata i japin të drejtë vetes për çdo”, e ka përfunduar provokimin e radhës Vulin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!