×
  • Lajme
  • Lajme

    Vushtrri: Aksident i rëndë, vetura godet një burrë me gruan dhe vajzën në rrugë

    Reporteri
    21 Mars 2023 | 21:05

    Një aksident trafiku me tre të lënduar ka ndodhur para pak çastesh në Vushtrri.

    Rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku një veturë ka goditur tre këmbësorë.

    “Në rrugën “Dëshmorët e Kombit “në Vushtrri, aksident trafiku me të lënduar. Një veturë ka goditur tre këmbësorë. Janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Raportohet se të lënduarit janë prindërit me vajzën e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!