×
  • Lajme
  • Lajme

    VV e LDK po bëhen “kërrsh” për postin e kryeparlamentarit, Konjufca e shijon në Bruksel

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 20:31

    Në kohën kur LDK e VV po negociojnë ashpër për postin e kryeparlamentarit, njeriu që u zgjodh në këtë post po e “shijon”


    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë sot në Samitin për Ballkanin Perëndimor i cili u zhvillua në Bruksel.

    Konjufca qe sot pjesë e Samitit të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Parlamentit Europian.

    Ky Samit u organizua nga Presidenti i Parlamentit Europian David Maria Sassoli.

    Aty u diskutua lidhur me perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht përforcimin e dimensionit parlamentar në procesin e zgjerimit.

    Vlen të theksohet se kryeparlamentari po mban VV-në e LDK-në pa marrëveshje, pasi LDK po kërkon këtë post, ndërkohë që VV nuk po pranon shkarkimin e Konjufcës, shkruan Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!