×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja bëhet gati ta rrëzojë Qeverinë, kërkon votat e PDK-së

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 12:23

    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin për rrëzimin e Qeverisë, shkruan Reporteri.


    Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi ka thënë se i ka ftuar kryetarët e grupeve parlamentare të partive opozitare dhe disa partive të tjera, të cilat sipas tij kanë shprehur gatishmërinë  për rrëzimin e Qeverisë që ta përkrahin këtë mocion.

    Selimi ka thënë se presin që të sigurojnë edhe votat e PDK-së për këtë mocion, ngase sipas tij retorika e deritashme e kësaj partie ka qenë që kjo qeveri të shkojë.

    “Nga sot grupi Parlamentar i VV-së nisë mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin për rrëzimin e qeverisë. Ftoj të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare që ta mbështesin këtë mocion. PDK është subjekt opozitar, në retorikën e tyre kemi parë se ata kanë qasje konkrete ndaj qeverisë aktuale, ne presim që ata ti mbajnë fjalët e tyre dhe të bëjnë veprime konkrete”, u shpreh ai. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!