×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja e dërgon në Kushtetuese presidentin Thaçi

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 14:47

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se ka deponuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të vlerësuar kushtetutshmërinë e deklarimeve të presidentit Hashim Thaci në natën e të 23 marsit.


    Sipas saj, Thaci bëri thirrje për rezistencë qytetare dhe moszbatim të vendimit të Qeverisë, shkruan Reporteri.net.

    “Sapo dërguam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetshmërisë së veprimi të presidentit të Republikës së Kosovës, të datës 23 mars. Kur, aashtu sic e kemi ndjekur të gjithë kur bëri thirrje për rezistencë qytetare dhe moszbatim të vendimit të qeverisë lidhur me masat emergjente”, ka thënë Nagavci.

    Ajo ka shtuar se shkelja e presidentit është një shkelje serioze pasi, sipas saj, ka nxitur qytetarët të mos respektojnë Kushtetutën.

    “Ndonëse nuk është hera e parë që presidenti i vendit bën thirrje të ttilla, gjegjësisht nxit për mosrespektim të Kushtetutës dhe ligjeve, kësaj radhe ai bëri shkelje serioze duke nxitur qytetarët për mosrespektimin e aktit më të lartë juridik”, ka shtuar ajo.

    Ndryshe, presidenti Thaci, teksa ka folur disa herë për këtë cështje, ka thënë se shkelëse e Kushtetutës është Qeveria. Për këtë, Presidenca ka deponuar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!