×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja e shpalli fitoren, reagon Nexhmi Rudari i LDK-së: Është herët

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 19:37

    Kandidati i LDK-së për Kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka thënë se ende është herët të flitet se kush është fitues nga procesi i sotëm zgjedhor.


    “Qendrat e votimit sapo janë mbyllur dhe është herët të flitet për ndonjë rezultat”, është shprehur Rudari për KlanKosova.

    Lidhur me deklarimet e zyrtarëve të Vetëvendosje se janë ata që kanë fituar sot dhe kandidati i tyre Shpejtim Bulliqi, Rudari është shprehur se ata po bazohen në sondazhe të tyre.

    “Duket se bazohen në sondazhet e tyre që i kanë bërë dje. Është herët të flitet për rezultate”, ka potencutar Rudari.

    Ndërkohë, Xhelal Svecla dhe zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka e shpallën fitues Shpejtim Bulliqin. Po ashtu, fitues i zgjedhjeve doli Shpejtim Bulliqi edhe sipas projeksionit të Armend Mujës, transmeton Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!