×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja me fitore pa balotazh në Podujevë, Bulliqi po merr mbi 50%

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 20:46

    Lëvizja Vetëvendosje është duke fituar pa balotazh komunën e Podujevës.


    Kandidati i saj, Shpejtim Bulliqi, është duke prirë me 50.06% të votave nga 90% e vendvotimeve të numëruar sipas TV Dukagjinit, i cili thirret në burimet brenda KQZ-së, shkruan Reporteri.net.

    Nexhmi Rudari i LDK-së ka marrë 36.04% të votave, kurse Naim Fetahu ka marrë 12.09% të votave.

    Edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka shkruar pak minuta më parë në Facebook se kandidati i tyre, Shpejtim Bulliqi, ka fituar pa balotazh.

    Nëse këto rezultatet do të mbeten deri në fund, kur kanë mbetur edhe 10% e vendvotimeve të numërohen, atëherë Shpejtim Bulliqi nga VV do të shpallet kryetar i Podujevës për mandatin e mbetur, pasi këto ishin zgjedhje të jashtëzakonshme pasi që Agim Veliu la postin e kryetarit për ta marrë pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!