×
  • Lajme
  • Lajme

    VV kërkon garanci nga LDK për presidentin që të tërheqë ndryshimet në Ligjin për Zgjedhje

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 16:24

    Ushtruesja e detyrës së shefit të GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar se i ka kërkuar LDK-së garanci për votat për presidentin në mënyrë që të tërhiqen ndryshimet e propozuara nga Ligji për Zgjedhje.


    Kështu tha vetë ajo pas mbledhjes së Kryesisë në të cilën u caktua që seanca për zgjedhjen e presidentit të mbahet me fillim prej orës 18:00.

    “Unë kam kërkuar nga Arben Gashi se a mund ai të konfirmojë se LDK-ja do të jetë në seancë për të votuar për presidenten e Republikës së Kosovës gjë të cilën ai refuzoi ta thotë në mbledhjen e Kryesisë”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!