×
  • Lajme
  • Lajme

    VV nuk votoi Rezolutën për mbrojtjen e “vlerave të luftës”, Gjoshi i PDK: Historia nuk do ta shlyejë kurrë turpin tuaj

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 18:04

    Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk votoi rezolutën për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së pasi ka kërkuar harmonizim të saj ose propozim të një rezolute të re të hartuar nga Lëvizja Vetëvendosje. 


    Gjoshi përmes një shkrimi në Facebook thotë se Albin Kurti i ka përgatitur deputetët në Kuvend që të dalin kundër rezolutës për unitet politik dhe qytetar në mbrojtje të vlerave të luftës.

    Sipas tij,  Albin Kurti dhe deputetët e Vetëvendosjes nuk e kanë ndjeshmërinë më të vogël përballë këtij teksti në rezolutë.

    Reagimi i plotë:

    A mendojshi që Shkëlzen Gashi është veç një dhe nuk ka tjetër në Vetëvendosje? pyet Gjoshi.

    “Historia nuk do ta shlyjë kurrë turpin tuaj!”‘

    Njoftimi i plotë:

    • A mendojshi që Shkëlzen Gashi është veç një dhe nuk ka tjetër në Vetëvendosje?

    • A mendojshi që deklaratat e tij kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin të rastësishme?

    • A mendojshi që Albin K. nuk qëndron prapa tij dhe të gjithë atyre që e njollosin sot vlerën e kombit, UÇK-në e Madhe?

    • A mendojshi që Vetëvendosje e ka përnjemend se do ta mbrojë vlerën që bartë Ushtria Çlirimtare e Kosovës?

    Kushdo që ka besuar sadopak kështu – i them ta përcjellë seancën e Kuvendit të Kosovës. Në rend të ditës është një <<REZOLUTË PËR UNITETIN POLITIK E QYTETAR NË MBROJTJE TË VLERAVE TË POPULLIT TË KOSOVËS>>.

    Por,

    Albin K. i paska përgatitur deputetët e tij që të dalin kundër këtij teksti në mënyrën më të keqe të mundshme.

    Albin K. dhe deputetët e Vetëvendosjes nuk e kanë as ndjeshmërinë më të vogël përballë këtij teksti në rezolutë.

    Kaq keq, si deputetët e Albin K. dhe Vetëvendosjes, mund t’i dëgjoni duke folur vetëm në Kuvendin e Serbisë.

    Historia nuk do ta shlyjë kurrë turpin tuaj!

    #Mashtrues #AntiUçk

     

    https://www.facebook.com/betim.gjoshi.7/posts/182943056582597

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!