×
  • Lajme
  • Lajme

    Wisner: Serbia ta njohë Kosovën të paktën de facto

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 17:46

    Frank Wisner, ish-përfaqësuesi special për Kosovën dhe ish-ambasador amerikan, ka thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën, dhe këtë mund ta bëjë edhe jozyrtarisht, por përmes veprimeve të rregullta karshi Kosovës.


    “Besoj fuqishëm që dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe për këtë mendoj që kur iu bashkova negociatave më 2005. Pavarësia e Kosovës është punë e kryer, çështja është e zgjidhur dhe mënyra më e mirë që të ecet përpara është që Serbia ta pranojë këtë. Dhe nuk ka nevojë ta njohë de jure, por të paktën de facto. Është më mirë, sipas mendimit tim personal, që Serbia ta bëjë këtë në baza të rregullta, në mënyrë që të lejojë qarkullimi të lirë të njerëzve, mallrave dhe të punojë në gjërat si rryma, uji, por të gjitha këto do të bëheshin më lehtë nëse ka të paktën njohje de facto”, ka thënë Wisner në një deklaratë për “Kosovo-Online”.

    Ai ka thënë ka shumë punë që Qeveria e re duhet të bëjë për dialogun me Serbinë dhe se “kjo s’do të jetë e lehtë”.

    Wisner ka thënë se s’ka arsye për mosnjohje të Kosovës.

    Ish-ambasadori amerikan ka thënë se pret që presidenca e re në SHBA, ajo e Joe Bidenit, të ketë qasje më ndryshe karshi Ballkanit. Sipas tij, është ende herët për të dhënë konkluzione për rrugën që do të ndjekë Bideni.

    Wisner ka dalë kundër marrëveshjes së Washingtonit teksa e ka quajtur ndërhyrje të qeverisë amerikane në çështjet e brendshme të Kosovës, kur kryeministër ishte Albin Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!