×
  • Lajme
  • Lajme / Lista

    “World of Statistics”: Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, pas Ukrainës së shkatërruar nga lufta

    Reporteri
    25 Gusht 2024 | 19:44

    Kosova është rënditur e dyta si vendi më i varfër në Evropë, në një listë të publikuar nga “World of Statistics”.

    “World of Statistics” ka publikuar renditjen e vendeve më të varfra në Evropë, dhe në krye të listës është Ukraina, e cila është në luftë me Rusinë, kurse Kosova, është renditur si vendi i dytë më i varfër në Evropë.

    Kosova qëndron si vendi më i varfër në Ballkan. Lista e bazuar në Prodhimin e Brendshëm Bruto është ndarë me numrin e banorëve, për të siguruar një rennditje të saktë dhe të krahasueshme të vendeve më të varfra në Evropë, sipas këtij artikulli.

    Dhjetëshen e parë të kësaj liste e mbyll Shqipëria, ndërsa e para për nga varfëria është Ukraina e cila gjendet në luftë.

    Për këtë ka reaguar edhe ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, i cili ka thënë se pavarësisht statistikave të shpallura dhe grafikoneve optimiste nga Institucionet Qeveritare për rritje ekonomike, Kosova është renditur si vendi i dytë më i varfër në Evropë, menjëherë pas Ukrainës.

    “Gjendja e rëndë ekonomike e Kosovës është pasqyruar në raportet ndërkombëtare, duke treguar jo vetëm varfëri të madhe, por edhe një tendencë përkeqësimi të mëtejshëm. Institucionet Qeveritare vazhdojnë të shpallin statistika që duken si ëndrra të bukura, por realiteti është shumë më i hidhur” ka shkruar ndër të tjera Gërxhaliu.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!