×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti deklaron se ka 146 mijë euro në bankë

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 15:36

    Pasuria e Xhavit Haliti, të cilit iu bë virale një deklaratë televizive ku thoshte se “krejt i kemi nga 2-3 milionë euro”, njëmend prek milionëshin.


    Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë.

    Në deklarimin e pasurisë së ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, shihet se ai ka mbi 1 milion euro pasuri të paluajtshme.

    Haliti ka deklaruar dy shtëpi me vlerë nga 200 mijë euro; një banesë me vlerë 200 mijë euro, të blerë në vitin 2000, dhe tokë me vlerë 400 mijë euro.

    Ai, po ashtu, ka deklaruar tokë pyjore me vlerë 20 mijë euro dhe pasuri të luajtshme si veturë e stoli ari me vlerë mijëra euro.

    Në një bankë, zyrtari i PDK-së ka deklaruar se ka 146,362.00 euro të gatshme, ndërsa nuk ka asnjë borxh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!