×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti: Dështimi i ish-spiunit rus lajm i mirë për Kosovën

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 14:28

    Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Bayer në garën për raportues të Kosovës në Këshillin e Evropës ka mundur rusin, Aleksey Kondratyev.


    Pas këtij lajmi ka reaguar ish-kreu i Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili e ka quajtur lajm të mirë për Kosovën, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij: 

    Një lajm super i mirë për Kosovën!

    Dështoi zgjedhja e ish-spiunit rus, Aleksey Kondratyev, raportues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për Kosovën.

    Raportues për Kosovën është zgjedhur diplomati Peter Bayer i CDU-së së Gjermanisë.
    I falenderoj për mbështetje të gjithë anëtarët e delegacioneve të Komisionit për Politikë të Jashtme e Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

    Një falenderim i veçantë kam edhe për miqtë e mi, Ervin Bushatin nga Parlamenti i Shqipërisë, Adnan Dibrani nga Parlamenti i Suedisë dhe dhe Mimoza Ahmeti( konsulle e përgjithshme e Kosovës në Starsburg), me të cilët lobuam fuqishëm kundër zgjedhjes së ish- spiunit rus raportues për Kosovën. XHH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!