×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti reagon pas ngjarjes tragjike në Pejë ku vdiqën Astrit Ademaj e Blerand Kadriaj

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 0:03

    Për ngjarjen tragjike në Pejë ka reaguar edhe kryetari i degës në Pejë, Xhavit Haliti.


    Përmes një shkrimi në Facebook, Haliti u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    “I tronditur në shpirt nga rasti tragjik në Pejë. Ju shpreh ngushëllime familjes Ademaj dhe Kadriaj. Në këto momente të rënda, bashkëndjej dhimbjen për humbjen e Astritit dhe Blerandit”, ka shkruar Haliti.

    Nga incidenti tragjik në Pejë kanë mbetur të vrarë dy persona, Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune, si dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit, derisa i plagosur ka mbetur vëllait i Astritit, A.Ademaj./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!