×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti tregon nëse i ka 2-3 milionë euro

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 21:50

    Nënkryetari i Kuvendit nga PDK, Xhavit Haliti ka sqaruar deklaratën e tij bërë kohë më parë ku ka deklaruar se “secili mund t’i ketë dy-tre milion euro”, pas së cilës deklaratë u qu pluhur i madh.


    Haliti ka deklaruar se deklarata e tij është keqkuptuar pasi nuk ka thënë se të gjithë i kanë nga 2-3 milion euro.

    “I kanë nxjerr nga konteksti. Kurr s’kam thane ashtu”, ka deklaruar ai për Dukagjinin, shkruan Reporteri.net.

    Ai më pas ka folur edhe për pasurinë e tij që e posedon.

    “Krejt çka i kam të deklaruar. Nuk i kam 2-3 milion. Krejt ato çka kam deklaruar janë të shkruara dhe i kam bashkë me vëllezër e motrën”, ka deklaruar Haliti duke thënë se bile më pak është vlera e pasurisë së tij të përbashkët se që ka deklaruar në Antikorrupsion.

    Ai më tej ka thënë se për asnjë çmim nuk e shet token dhe shtëpinë e babës.

    Ndërsa për paratë e fondit që Anton Quni i ka thënë se Haliti ka marrë 7-8 milion, ky i fundit ka pohuar se për fondin në fjalë nuk i jep llogari as Qunit dhe askujt sepse nuk e di ku kanë shkuar paratë e fondit. /Reporteri.net/.

    Haliti: Nuk ka ekzistuar FARK-u

    Xhavit Haliti tregon se me cilën ide nisi Beteja e Koshares

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!