×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhelal Sveçla tallet keq me Isa Mustafën pasi LDK humbi zgjedhjet në Podujevë

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 21:07

    Ish-u.d. ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka komentuar deklaratën e të parit të LDK-së, Isa Mustafa, pas humbjes në Podujevë, i cili kishte thënë se kësaj humbjeje dhe fitores së Lëvizjes Vetëvendosje iu gëzuan edhe disa anëtarë të partisë që ai drejton.


    Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me Mustafën, duke e treguar edhe një batutë të malazezëve.

    Reagimi i plotë i Sveçlës, pa ndërhyrje:

    I pari i LDK’së deklaron se partia e tij e merr humbjen si akt të demokracisë, derisa gëzimin e Vetëvendosjes për fitoren në Podujevë e sheh si etje për pushtet.

    Kjo deklaratë qesharake po ma kujton batutën me ate malazezin i cili nje betejë e spjegon me fjalet:

    “Ne iknim si kreshnika e ata na ndiqnin si frikacak”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!