×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Trump, në një vijë me qëndrimet e Serbisë

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 22:17
    Analisti Visar Ymeri

    Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk kishte të drejtë kur barazoi Kosovën dhe Serbinë në deklaratën për “vrasje masive”.


    Ymeri ka thënë se është shumë problematike qasja që ka Trump në raport me Kosovën gjatë fushatës elektorale.

    “Trump gjatë një tubimi elektoral e përmendi se “shqiptarët dhe serbët janë vrarë mes vete”. Ky barazim që e bënë Trumpi me apo pa vetëdije është në një vijë me qëndrimet e Serbisë se të gjithë kanë vrarë në luftërat e ish-Jugosllavisë”, tha ai në Rtv Dukagjini.

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se shqiptarët dhe serbët nuk kanë qenë të barabartë në vrasjet masive siç i ka përmendur Trump.

    Ai thotë se Kosova duhet të reagojë për këtë “deklaratë të pasaktë të Trumpit”.

    Analisti thotë se është problematike nëse Trump mendon se serbët dhe shqiptarët nuk mund të bashkëjetojnë.

    Ai thotë se kjo në mënyrë indirekte do t’i hapte rrugë ndarjes së Kosovës.

    Ymeri thotë se Trump po pretendojë që ta paraqes veten si paçebërës në botë me marrëveshjet Kosovë-Serbi dhe ato që Izraeli bëri me vendet arabe.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë një tubimi zgjedhor në shtetin e Karolinës Veriore kishte thënë se administrata e udhëhequr nga ai është duke ndaluar vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për shumë vite”, ka deklaruar Trump.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!