×
  • Lajme
  • Lajme

    Zafir Berisha flet si ekspert, thotë se Kosova ka kapacitete për parandalimin e sulmeve kibernetike

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 17:40

    Zafir Berisha, zëvendës ministër në Ministrinë e Brendshme ka folur në lidhje me sulmet e fundit kibernetike në Kosovë. Berisha vlerësoi se vendi ka zhvilluar kapacitete profesionale për parandalimin e sulmeve kibernetike, shkruan Reporteri.net.


    “Pas diskutimeve të zhvilluara ndërmjet anëtarëve të Këshillit, u vlerësua se përkundër sfidave në parandalimin e sulmeve kibernetike, Republika e Kosovës ka zhvilluar kapacitete profesionale për parandalimin e sulmeve kibernetike”, thuhet në njoftim.

    Tutje thuhet se legjislatura e ardhshme duhet të miratojë më urgjencë Strategjinë për Sigurinë Kibernetike.

    Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

    Nga pozita e Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike dhe si zëvendësministër në detyrë i MPB, sot në Këshillë diskutuam për gjendjen e sigurisë kibernetike në Republikën e Kosovës, pas raportimeve të fundit për sulme kibernetike.

    Pas diskutimeve të zhvilluara ndërmjet anëtarëve të Këshillit, u vlerësua se përkundër sfidave në parandalimin e sulmeve kibernetike, Republika e Kosovës ka zhvilluar kapacitete profesionale për parandalimin e sulmeve kibernetike.

    Legjislatura e dalur nga zgjedhjet e fundit pres që ta ketë prioritet të prioriteteve ligjin për siguri kibernetike si dhe të miratoj me urgjenc Strategjin për Siguri Kibernetike dhe Planin e Veprimit 2021-2025 me iden që të fuqizohen edhe më shumë institucionet e siguris në këtë fushë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!