×
  • Lajme
  • Lajme

    Zafir Berisha kandidat i Nismës për kryetar të Prizrenit

    Reporteri
    20 Qershor 2021 | 18:45

    Nisma Socialdemokrate ka bërë të ditur se Zafir Berisha do të jetë kandidat i këtij subjekti për kryetar të Prizrenit.


    Nga kjo parti është thënë se dega e Nismës në Prizren tashmë është edhe në fazën e caktimit të kandidatëve për asamble komunale.

    Njoftimi i plotë:

    z. Zafir Berisha është zyrtarizuar si kandidat i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Prizrenit.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj, me bashkëpunëtorë të kryesisë qendrore sot kanë qëndruar në qytetin e Prizrenit, ku janë takuar me strukturën e re drejtuese të degës sonë në Prizren.

    Në këtë takim, temë kyçe e diskutimit ka qenë përgatitja për zgjedhjet lokale, më ç‘rast edhe u zyrtarizua z. Zafir Berisha, si kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në muajin tetor të këtij viti.

    Gjithashtu, dega e Nismës në Prizren tashmë janë edhe në fazën e caktimit të kandidatëve për asamble komunale.

    Kryetari Limaj i uroj suksese kandidatit për kryetar të Prizrenit dhe gjithë strukturës sonë socialdemokrate në këtë komunë, për përkushtimin e madh që kanë treguar dhe kërkoj një angazhim edhe më të madh në mënyrë që qytetarët atje, pas zgjedhjeve të tetorit të kenë një qeverisje lokale që bënë ndryshime pozitive për Prizrenin dhe qytetarët që jetojnë dhe veprojnë aty.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!