×
  • Lajme
  • Lajme

    Zafir Berisha tregon arsyet se pse Kurti e Osmani s’po i japin përgjigje Simmonsit për dëshmitë rreth EULEX-it

    Reporteri
    20 Qershor 2021 | 10:19

    Koordinatori për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha ka folur rreth një letre 25 faqëshe që kishte shkuar në zyrën e kryeministrit Albin Kurti, më 3 qershor. Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX’it, Malcom Simmons kishte dërguar në drejtim të Kurtit, një pjesë të dëshmisë së tij për skandalet e kryera nga misioni i BE’së për sundim të ligjit.


    Aty, përveç ndikimeve politike, bashkëpunimit të EULEX’it me prokurorinë në Beograd, Simmons jep detaje dhe shpreh dilema për punën e Gjykatës Speciale.

    Berisha thotë se as Kurti e as Osmani nuk janë të interesuar që Malcom Simmons të informoj opinionin për skandalet e qëllimshme të një pjese të ndërkombētarëve në Kosovë.

    Ai jep edhe një arsye pse këta të fundit nuk po i japin përgjigje ish-kryetarit Simmons.

    “Mbi inskenimet me dosje serbe, janë akuzuar shumë luftëtar të UÇK-së, “aktakuza” të cilat para se me u informuar i atakuari, janë bërë publike në disa media prosllave, ku pastaj ka filluar gjykimi ne opinion me lloj lloj linqime e etiketime fyese dhe ofendueme mbi të cilat pastaj Albini, Vjosa e disa të tjerë kanë ngritur karrierën e tyre në politik!!!Do ti vjenë fundi të gjithëve siç i ka ardhur fundi edhe Serbisë në Kosovë”, ka shkruar Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!