×
  • Lajme
  • Lajme

    Zafir Berisha tregon se nga vjen interneti në Kosovë

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 21:13

    Zafir Berisha, i cili së fundi u emërua koordinator nacional i Kosovës për siguri kibernetike ka folur sërish për emërimin e tij në këtë pozitë, çka ngjalli reagime të shumta.


    Ai ka thënë edhe kur ka ndodh emërimi i zv.ministrave, të gjithë janë marrë veç me të, ndërsa ka treguar se nga vjen interneti.

    Berisha foli rreth sigurisë kibernetike në Kosovë derisa sqaroi se nga vjen interneti.

    “Nuk e kemi shumë të sigurt internetin, por vijat e furnizimit të ardhjes së internetit në Kosovë nuk janë shumë të sigurt, do nga Serbia (vijnë)”, ka deklaruar Berisha në emisionin, n’Kosovë Show, shkruan Reporteri.net.

    Ai thotë se e gjithë fushata që u bë ndaj tij nuk është gjë e mirë, ndërsa ka shtuar se Kosova në fushën e sigurisë në raport me të tjerët në Ballkan është më mirë.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!