Para pak minutash janë mësuar përmes shortit edhe numrat që partitë politikë do t’i kenë në zgjedhjet e 6 qershorit.
Tashmë dihet se nga partitë e mëdha që janë në garë për të fituar, numrin më të vogël e ka PDK, ndërkaq më i madhi i ka rënë LDK-së, shkruan Reporteri.net.
Siç raportohet nga vendi i ngjarjes, PDK-ja do ta mbajë numrin 112, AAK-PSD 119, Lëvizja Vetëvendosje 126 dhe LDK-ja 134.
Vlen të theksohet se koalicioni NISMA-AKR kanë tërhequr në short numrin 122.
Sidoqoftë, është hera e parë që në Kosovë numrat e partive politike do të jenë treshifror.
Ky vendim i KQZ-së erdhi me arsyetimin që numri i partive të mos korrespondojë me numrat e ndonjë kandidati. Kështu, u vendos që numrat të jenë nga 111.
Ndryshe, historikisht të gjithë kandidatët që rastësisht kishin numrin që mbante partia, merrnin vota të mjaftueshme për t’u bërë deputetë./Reporteri.net