×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet biseda e parë e takimit Thaçi-Kurti

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 15:39

    Ka nisur takimi kokë më kokë, i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e vendit Hashim Thaçi.


    Takimi po zhvillohet në Presidencë, gjersa ka nisur pa shtrëngim duarsh, krejt kjo si masë për t’u mbrojtur nga koronavirusi, shkruan Reporteri.net.

    Thaçi e Kurti ka disa ditë që e ftojnë njëri-tjetrit për bashkërendim të qëndrimeve në politikën e jashtme.

    Pasi arritën që më në fund të takohem, Thaçi e Kurti kanë arritur që të zhvillojnë edhe një bisedë të shkurtër derisa mediat ishin të pranishme.

    Konkretisht ata biseduan për koronavirusin dhe situatës së krijuar edhe në vendin tonë për shkak të kësaj pandemie.

    Kurti e Thaçi po qëndrojnë në takim tash e gjysmë ore.  /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/191838445456956/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!