×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet identiteti i rusëve që u shfaqën në veri: Në çanta kishin pajisje kibernetike

    Reporteri
    23 Shtator 2021 | 23:23

    Burime nga strukturat e sigurisë kanë thënë se dy rusë dhe një bellorus kanë provuar të futen në Kosovë e me vete kanë pasur emra të dyshimta.


    Drejtuesi i “Debat Plus” Ermal Panduri thotë se dy nga ta janë ndaluar nga policia e Kosovës derisa i treti ka mundur të infiltrohet në Kosovë bashkë me serbët tjerë.

    “Të tre kanë pasur në çanta pajisje kibernetike”, ka njoftuar Panduri.

    https://www.dailymotion.com/video/x84eixj

    Raportohet se shtetasi rus Sergei Belous ishte dëbuar edhe nga Shqipëria pasi që i njëjti ishte dyshuar për vepra të jashtëligjshme.

    Për këtë rus raportohet se ka qenë pjesëmarrës edhe në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!