×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet në Pentagon monumenti që i dedikohet ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 18:06

    Në ambientet e Departmentit Amerikan të Mbrojtjes në Pentagon është bërë sot zbulimi i monumentit i cili i dedikohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë në vitin 1999 ndaj forcave serbe.


    Kështu ka bërë të ditur Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në SHBA përmes një postimi në Facebook me ç’rast ka publikuar edhe disa foto nga kjo ngjarje, shkruan Reporteri.net.

    “Me komandantin e Forcave Ajrore Amerikane, Gjeneralin Goldfein, në ambientet e Departmentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) zbuluam monumentin i cili i dedikohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë. Gjenerali Goldfein edhe personalisht ka qenë pjesëmarrës në fushatën ajrore kundër caqeve të regjimit të Milosevicit. Me 2 Maj ‘99 aeroplani ushtarak me të cilin po fluturonte Gjenerali Goldfein ishte goditur nga forcat serbe. Fatmirësisht, pas një operacioni të shpëtimit, Gjenerali Goldfein ishte kthyer shëndosh e mirë në bazën ajrore të NATO në Itali”, shkruan Çitaku.

    Kujtojmë se më 24 mars të vitit 199 në orën 19:45, aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!