×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i BE’së: Serbët në Kosovë është dashur të lejohen të votojnë në referendumin e Serbisë

    Reporteri
    17 Janar 2022 | 14:53
    Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano

    Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin për të mos lejuar serbët në Kosovë të votojnë në referendum dhe i ka bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të arrijnë një marrëveshje që do t’u mundësonte serbëve të votojnë në zgjedhjet e prillit.

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano tha se serbët në Kosovë është dashur të lejohen të votojnë në referendum përmes një mekanizmi të mbështetur nga OSBE-ja.

    “Votimi i serbëve në Kosovë me ndihmën e OSBE-së është një praktikë e vendosur prej kohësh, e aplikuar disa herë nga viti 2012 deri në vitin 2020. Na vjen keq për vendimin që këtë herë të mos e zbatojmë këtë mekanizëm të njohur”, tha Stano.

    Peter Stano i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të fillojnë bisedimet për modalitetet për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e prillit.

    “Edhe pse nuk ka marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për këtë çështje në kuadër të dialogut, ne presim që palët të fillojnë negociatat për modalitetet që do t’u mundësonin serbëve të votojnë në zgjedhjet e organizuara nga Serbia në të ardhmen dhe ne jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë”, tha zëdhënësi i BE’së.

    Stano shtoi se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk ka ngecur, por se ai vazhdon “çdo ditë”, përmes kontakteve me të gjitha palët.

    “Përfaqësuesi i lartë Borel foli javën e kaluar me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti. Fakti që nuk ka takime në nivelin më të lartë nuk do të thotë se nuk ka dialog. Një takim në nivel eksperti ose politik do të bëhet kur të vijë koha”, tha Stano.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!