×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje i reagon sërish Dakës: Ligjet s’janë të padrejta, por interpretohen padrejtësisht nga sistemi i vjetër

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 13:54

    Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu, ka reaguar pasi kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, është shprehur se vetëm është duke i zbatuar ligjet sa i përket listave së kandidatëve për deputetë.


    Në në postim në Facebook, Kryeziu ka thënë se ligjet, sipas tij, s’janë të padrejta, por që sic ka thënë ai, po interpretohen padrejtësisht nga sistemi i vjetër.

    “Ligjet bëhen për t’iu vënë në shërbim drejtësisë, jo për të arsyetuar e mbuluar ligjërisht padrejtësinë. Origjina e fjalës ‘ligj’ do të thotë ‘e drejtë’. E ligjet tona nuk janë të padrejta, por ato qëllimisht për një kohë të gjatë janë interpretuar e po interpretohen padrejtësisht.
    Sistemi i vjetër e i kapur nuk mund të vendosë drejtësi. Ai në thelb është aty padrejtësisht. Për të ç’kapja është e dhimbshme dhe e frikshme, po megjithatë verdikti që e pret me 14 shkurt është i drejtë”, ka shkruar ai.

    Gjatë ditës, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka reaguar ndaj deklaratës së Glauk Konjufcës i cili e akuzoi mbrëmë se ajo po dëshiron eliminimin politik të Albin Kurtit.

    Daka në një konferencë për media ka thënë se ndjehet e kërcënuar.

    “Nuk do të kisha dashur asnjëherë të mbajë konferencë për media për ta mbrojtur punën time. Dua ti sigurojë qytetarët që KQZ është duke punuar maksimalisht që të i kryej detyrat. Angazhimi imë në fushën e zgjedhjeve për më shumë se një dekadë janë dëshmi. Akuzat politike në adresën e KQZ-së dhe timen janë ndërhyrje. Kërcënimet janë të papranueshme dhe të rrezikshme. Kandidatët që e kanë parë vetën”, ka thënë ajo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!