×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësja e LDK-së i përgjigjet zyrtarit të AAK-së që tha se Kurti është kryetar LVV-së dhe LDK-së

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 23:31
    Sibel Halimi dhe Lumir Abdixhiku

    Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi i është kundërpërgjigjur kritikave të zyrtarit të AAK-së, Selim Selimi i cili një debat televiziv ka kritikuar qasjen e Lumir Abdixhikut dhe dështimin e tij që të bëj bashkë opozitën.


    Ai kritikoi Abdixhikun për rolin e tij në zgjedhjen e Presidentes dhe shtoi se Kurti është kryetar edhe i LDK-së, për faj të kryetarit të kësaj të fundit.

    E Halimi tha se AAK më shumë po merret me LDK-në sesa me dështimin e Qeverisë Kurti në menaxhimin e pandemisë, shkruan Reporteri.net.

    “Më shumë merreni me LDK-në sesa me partinë në pushtet. Nuk është hera e parë që z.Selimi merret me kryetarin Abdixhiku mirëpo ne nuk duhet ta harrojmë rrethanat në të cilat kaluam dhe qasja konstruktive e LDK-së e shpëtoi vendin edhe nga zgjehdjet. LDK tregoi një qasje konstruktive edhe lidhur me presidenten. Nuk është e vërtetë ao cka thuhet. Si kurrë më parë LDK ka qenë aktive dhe në kritikë ndaj presidentes Osmani kur ka vlerësuar se nuk po e luan rolin e saj”, tha Halimi në Politiko të Kanal 10.

    Ajo ka thënë se kritikat ndaj Abdixhikut janë të padrejta.

    “Në vetëm kemi bërë një hap tutje për t’i ruajtur institucionet. Është e padrejtë ku kritika duhet t’i drejtohej kryeministrit Kurti. Ne kemi treguar konstruktivitet në situatat e jashtëzakonshme që vendi është përballur. Ne kemi rekomanduar që fushata të jetë 5 ditë, por ja arritëm që zgjedhjet të mos shtyhen”, tha Halimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!