×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësja e LDK-së pas sulmit me vezë, publikon një foto me Përparim Ramën: Mirë jemi

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 21:36

    Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka publikuar një fotografi me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prishtinës, pas një sulmi me vezë që iu bë atij në Vranjevc nga disa të rinj që brohoritën ‘Vetëvendosje”.


    “Mirë jemi, nuk ka vend për panik!”, ka shkruar ajo përbri fotografisë me Ramën.

    Gjatë sulmit të Ramës u dëgjuan disa brohoritje “Vetëvendosje”.

    Kështu kanë thënë edhe nga LDK.

    Menjëherë pas sulmit ‘Reporteri.net’ e ka kontaktuar Halimin.

    “Gjatë një takimi me qytetarët e lagjes “Kodra e Trimave” në oborrin e shkollës ‘Zenel Hajdini’ u sulmuam me vezë nga një grup i të rinjve, të cilët gjithashtu brohorisnin Vetëvendosje. Nuk ka vend për panik, Përparimi po vjen për Prishtinën!”, ka thënë zëdhënësja politike e LDK-së Sibel Halimi për Gazetën Online “Reporteri.net”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!