×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeka: Albin Kurti ka dalë nga autostrada dhe është rrokullisur, po më vijnë në parti të zhgënjyerit nga VV

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 11:41

    Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, njëherazi deputet në Kuvendin e Kosovës, Milaim Zeka, e ka quajtur mashtrim të ditës takimin mes liderit të LDK-së, Isa Mustafa, me kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.


    “Albin Kurti në mënyrë absolute nuk guxon me marrë vendimin e heqjes së taksës, sepse vazhdimisht është thirrë për taksë. Kurse Isa Mustafa me sy mbyllë e heq taksën”, ka thënë ai në RTK.

    “Isa Mustafa nuk e përfaqëson LDK-në. Afrimi i tij me Albin Kurtin është duke ia larguar në mënyrë marramendëse elektoratin e tij. Sa i përket Albin Kurtit, ai ka dalë prej autostrade, kur del prej autostrade rrokullisësh. Në PREK më së shumti na vijnë njerëz të zhgënjyer nga LDK dhe Vetëvendosje”.

    Ai ka komentuar edhe kërkesën e shteve të Quint-it për heqjen e taksës. “Unë e kisha hequr taksën, dje, jo sot, lëre më nesër. Taksa është vu për kalkulime politike, por më vonë është shndërruar në biznes të njerëzve të fuqishëm të politikës së Kosovës. I vetmi person që e ka paguar shtrenjtë taksën në raport me Serbinë është qyteari i Kosovës, kurse imazhi i Kosovës është dëmtuar”, ka thënë Zeka.

    Ndryshe, Zeka arriti të bëhet deputet me partinë e Fatmir Limajt, nga e cila u dorëhoq pas pak kohësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!