×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeka: Këtë javë do të ketë arrestime të reja nga Gjykata Speciale

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 20:58

    Ish-deputeti Milaim Zeka, ka thënë se këtë javë do të ketë arrestime të reja nga Specialja.

    “Këtë javë pritet të ketë edhe arrestime tjera nga Gjykata Speciale”, ka thënë Zeka.

    Ai ka thënë se aktualisht është i pamundur shfuqizimi i Speciales.

    “Në situatën që ndodhemi është i pamundur shfuqizimi i Gjykatës Speciale. Këtë e dinë edhe krerët politik, andaj po heshtin”, ka thënë Zeka, në “Prime Time” të Kanal 10.

    Ai ka thënë se në kohën kur është votuar kjo gjykatë, është dashur që të kërkohet që ajo të vendoset në Kosovë, ndërsa dëshmitarët e mbrojtur të dëshmojnë përmes video-lidhjeve nga jashtë vendit, pasi që është cilësuar se janë të rrezikuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!