×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeka: Veç sportisët po na e zbardhin fytyrën në këtë vend

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 11:31

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka në seancën e sotme parlamentare ka thënë se   kolegët e tij deputetë duhet ta përkrahin amandamentin që i ofron mbështetje sportit në Kosovës përmes sponzorizimit.


    Zeka ndër të tjera ka thënë se përmes këtij amandamenti nderohen sportistët dhe muzikantët e Kosovës, të cilët sipas tij faktikisht janë pjesa që po ia zbardhë fytyrën Kosovës.

    “E para, po habitem pse ekziston qoftë edhe dilema minimale te çdo deputet i Kuvendit të Kosovës, për votimin e këtij amendamenti. Me votimin e këtij amendamenti po nderojmë sportistët tonë, që faktikisht muzikantët dhe sportistët janë ajo pjesa që po ia zbardhë fytyrën Kosovës. Mos t’na kapet inati që e ka propozu amendamentin Bekim Haxhiu e tash mos ta votojmë. Ne duhet të shqetësohemi se si ka mundësi që kemi kaq pak fusha të sportit, si ka mundësi që kemi kaq pak salla të koncerteve”, ka thënë Zeka në Kuvend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!