×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj del në “Albi Mall”, aty ku nuk u bënë “hesap” masat e Qeverisë

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 16:04

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot qendrën tregtare “Albi Mall”, aty ku nuk u respektua vendimi i Ministrisë për ndalimin e grumbullimeve gjatë asaj që quhet “Black Friday”.


    Zemaj së bashku me Policinë dhe Inspektoratet vizituan këtë qendër për parandalimin e grumbullimit të njerëzve me rastin e “Black Friday”.

    Zemaj u ka bërë thirrje qytetarëve që në këtë kohë pandemie, të shmangin grumbullimet e panevojshme, sepse një gjë e tillë është në dëm të shëndetit të të gjithëve

    “Bashkë me mekanizmat zbatues të Ligjit Nr. 07/l-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës: Policinë e Kosovës dhe Inspektoratet, ishim gjatë ditës së sotme një nga qendrat tregtare në Prishtinë, me qëllim të parandalimit të grumbullimit të njerëzve me rastin e “Black Friday”.Shëndeti individual dhe kolektiv i popullatës sonë është shumë më i rëndësishëm se çdo produkt që mund të blihet në këto ngjarje.
    Edhe një herë ju bëjë thirrje qytetarëve që në këtë kohë pandemie, të shmangin grumbullimet e panevojshme, sepse një gjë e tillë është në dëm të shëndetit të të gjithëve.Kërkoj nga organet e rendit dhe inspektoratet që të jenë në krye të detyrës dhe kudo që hasin në organizime të tilla, të marrin masa në bazë të ligjit dhe vendimeve në fuqi”, ka shkruar ai.

    Reporteri sot publikoi disa video ku turma të mëdha njerëzish shihen të brumbulluar tek qendrat tregtare në Prishtinë.

    Ky grumbullim i njerëzve vjen në kuadër të “Black Friday”, ndonëse Ministria e Shëndetësisë qysh javën e kaluar kishte bërë të ditur se qendrave tregtare dhe super-marketeve nuk ju lejohet aktiviteti i llojit “Black Friday”.

    Por megjithatë, ato kanë vazhduar me oferta promocionale duke nxitur kështu edhe grumbullim të madh të njerëzve. /Reprteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!