×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj dërgon dy amandamente për buxhetin e 2022-tës

    Reporteri
    04 Dhjetor 2021 | 15:02

    Deputeti i LDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dorëzuar dy amandamente për Buxhetin 2022.

    Ai me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se njëri amandament ka të bëj me financimin e qëndrueshëm të specializantëve të lëmisë së mjekësisë.

    Ndërkaq i dyti është për fëmijët pacientë me fibrozë cistike.

    Postimi i plotë i Zemajt:

    Dje, kam dorëzuar dy amandamente të nevojshme në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa për ndarjet buxhetore për vitin 2022.

    Amandamenti i parë ka të bëj me financimin e qëndrueshëm të specializantëve të lëmisë së mjeksisë, stomatologjisë dhe psikologjisë klinike, me qëllim të garantimit të cilësisë dhe zhvillimit të vazhdueshëm të kuadrove dhe shërbimeve shëndetësore në vend.

    Ndërsa, amandameti i dytë i dedikohet fëmijëve pacientë me Fibrozë Cistike, për ndarjen e buxhetit për sigurimin e medikamenteve të domosdoshme për trajtimin e tyre.

    Uroj që anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa si dhe deputetët e Paralmentit të Kosovës t’i përkrahin këto dy amandamente të arsyeshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!