×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj jep detaje nga takimi me homologun izraelit: Diskutuan për sigurimin e vaksinave Anti-Covid

    Reporteri
    17 Mars 2021 | 18:45

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar sot një takim virtual me homologun izraelit Yuli Edelstei, e ku diskutuan për sigurimin e vaksinave Anti-Covid, për Kosovën.


    Zemaj tha se me homologun izraelit kanë diskutuar për situatën me pandeminë, luftimin dhe parandalimin e virusit si dhe për sigurimin e vaksinave Anti-Covid për Kosovën.

    “Andaj, edhe sot, brengat tona i trajtuam në pajtim me situatën e pandemisë, luftimin dhe parandalimin virusit si dhe angazhimin tonë në sigurimin e vaksinave anti Covid”, ka shkruar Zemaj, në një postim në “Facebook”.

    Postimi i plotë i tij:

    Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme takimi virtual me Ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, z. Yuli Edelstein të diskutoja për gjendjen e pandemisë në shtetin tonë, përkushtimin, të arriturat dhe sfidat tona si dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.

    Republika e Kosovës është e bekuar me miqësinë e popullit dhe shtetit të Izraelit, i cili ishte përkrah qytetarëve tanë në kohën kur na kanosej ekzistenca, ashtu sikur që ne mbajtëm besën në kohët e vështira kur kombet tjera ishin të pabesë ndaj tyre.

    Andaj, edhe sot, brengat tona i trajtuam në pajtim me situatën e pandemisë, luftimin dhe parandalimin virusit si dhe angazhimin tonë në sigurimin e vaksinave anti Covid.

    Bashkëpunimi do të jetë i plotë, andaj edhe shpreha falënderim për Ministrin, z. Yuli Edelstein për këtë gatishmëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!