×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj mbërrin në Klinikën Infektive të QKUK-së

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 11:49

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shkuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pas rrethimit që iu bë nga Policia e Kosovës si pasojë e vdekjeve  të pacientëve me COVID-19 të cilat po cilësohen si të dyshimta.


    Zemaj është i shoqëruar nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, por ata nuk janë deklaruar për medie.

    Edhe katër persona dyshohet se kanë vdekur në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës që ishin të infektuar me COVID-19, shkruan Reporteri.net.

    Trupat e pajetë të të vdekurve janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Deri tash në Kosovë janë prekur me koronavirus 3 mijë e 356 persona, janë shëruar 1 mijë e 874.

    Në gjithë botën janë prekur mbi 11 milionë me virusin korona, janë shëruar 5.9 milionë ndërsa kanë vdekur mbi 520 mijë pacientë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!