×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj në orët e mbrëmjes viziton Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, tregon si është situata me pandemi

    Reporteri
    22 Nëntor 2020 | 21:51

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar të dielën mbrëma Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.


    Në një status në Facebook ai ka treguar gjendjen në luftën ndaj virusit Covid-19.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, për Gjilanin, u konfirmuan edhe 19 raste të reja pozitive me Covid 19. Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, numri i pacientëve me virus është 68, ndërsa nga personeli shëndetësor 50 janë pozitiv me Covid 19 dhe në vetizolim janë 8 mjekë. Megjithatë, pacientët në çdo kohë dhe për çdo shërbim, kanë nevojë dhe duan trajtimin e duhur.”, shkroi ai.

    “Sonte, gjatë vizitës në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, kërkova që të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, gjithsecili me detyrën, përgjegjësinë dhe përvojën. Pengimi i përhapjes dhe luftimi i virusit në S.P. të Gjilanit po vazhdon, me intensitet dhe vëmendje të shtuar. Përgëzoj menaxhmentin dhe personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, për përkushtimin dhe punën që bëhet këtu, për qytetarët tanë. Mos u ndalni, ju lumtë! Virusi vdekjeprurës do ndalur. Me maskë, distancë dhe higjienë, aktualisht s’kemi rrugë tjetër. Kërkoj nga qytetarët të ndryshojnë sjelljet e deritashme, sepse, duam rezultate tjera!”, shtoi Zemaj.

    “Bashkë ia dalim!”, përfundoi Zemaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!