×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj paralajmëron se Prishtina mund të futet në karantinë

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 15:11

    Në 24 orët e fundit,  në Kosovë nuk u regjistrua asnjë i vdekur nga COVID-19. Mirëpo, numri i rasteve të reja të konfirmuara po vazhdon të rritet.


    Nga 974 mostrat e marra në 24 orët e fundit, 124 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

    Më shumë se gjysma e të infektuarve janë raste që vijnë nga kryeqyteti, Prishtina, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 72 raste të reja. Edhe dje, Prishtina kishte numrin më të madh të të infektuarve në krahasim me komunat e tjera që regjistruan relativisht pak raste, shkruan Reporteri.

    Për këtë është shprehur i shqetësuar edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Ai ka paralajmëruar se në rast se ky numër vazhdon të jetë i lartë edhe përgjatë ditëve në vijim, mund të vihen para situatës kur mund të marrin një vendim ndryshe për kryeqytetin.

    Që kjo të mos ndodh, Zemaj ka kërkuar nga Komuna, Shtabet emergjente, policia, dhe Inspektoratet që ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti Covid.

    “Nga 974 mostrat e marra në 24 orët e fundit, 124 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19.

    Është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë ku shifra arrin në 72 brenda 24 orëve.

    Komuna, Shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti Covid.

    Para një vendimi ndyshe për kryeqytetin, bashkë për të mirën e të gjithëve!

    Andaj u bëjë apel edhe qytetarëve, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, ka shkruar Zemaj.

    Kujtojmë se situata me koronavirus në Evropë dhe rajon po vazhdon të jetë shqetësuese me rastet e reja që po rriten për çdo ditë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!