×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj paralajmëron taksë për të gjithë ata që duan të testohen për COVID për të udhëtuar për qejf

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 9:23

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar taksë për të gjithë personat që duan t’i nënshtrohen testit për coronavirus me metodën RT-PCR që të udhëtojnë për shtetet e tjera për komercializëm apo dëshirë.


    Zemaj po ashtu ka bërë të ditur se në këtë taksë nuk do të përfshihen ata që kanë nevoja shëndetësore apo emergjente, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, ky propozim erdhi sepse ka kërkesa shumë të mëdha për testime për udhëtime jashtë vendit dhe kjo ka një kosto shumë të madhe.

    Me qenë transparent, javën e kaluar me propozim të Institutit dhe Departamentit të Mikrobiologjisë kemi autorizu zyrën ligjore që edhe ne mund të fusim një taksë për ata që udhëtojnë për komercializëm ose dëshirë, jo këta që kanë nevoja të shëndetit apo nevoja emergjente, që të shohim edhe ne ta adaptojmë një taksë sepse jemi bombardu me kërkesa për testime për udhëtime jashtë vendit dhe e cila ka kosto shumë të madhe. Çdo ditë bëhen mbi 2 mijë e 500 teste, një pjesë e të cilave për udhëtime jashtë vendit”, ka thënë Zemaj në Kanal10. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!