×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Urgjent të rishikohet vendimi i rritjes së tatimit në pronë

    Reporteri
    25 Janar 2023 | 12:46

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se urgjentisht duhet të rishikohet vendimi për rritjen e faturës së tatimit në pronë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, Zemaj shkruan se ky vendim i Qeverisë po shihet nga qytetarët si skandal që rëndon edhe më shumë mirëqenien e tyre.

    “Urgjent të rishikohet vendimi i rritjes së fatures për tatimin në pronë. Të gjithë qytetarët të brengosur në këtë kohë të inflacionit të lartë me rritjen prej 100% të faturave të tatimit në pronë. Në çdo vend sot këdo që takon nga furrtari, puntori , institucioni e deri të lëvizjet në rrugë ky veprim i kësaj qeverie të paaftë e të papërgjegjëshme po shihet si skandal që rëndon edhe më shumë mirëqenien e tyre”, ka shkruar ai.

    Tutje ai ka thënë se edhe çfarë goditje tjetër të presin nga Qeveria, që siç thotë ai, të thellohet varfëria qytetarëve të vendit tonë.

    “Edhe qfarë goditje tjetër duhet të presin nga kjo qeveri që të ju thellohet varfëria qytetarëve të vendit tonë.“Oligark” të Martinit ndalni këto veprime”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!