×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Vaksina anti-Covid vije në shkurt, nuk ka lirim të masave

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 11:51

    Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksina anti-Covid pritet të arrijë në Kosovë në muajin shkurt.


    Por Zemaj nuk ka treguar datën e saktë se kur mund të vijnë vaksinat, por as sasinë e tyre.

    Ai ka folur edhe tubimet e partive politike për moszbatimin e masave duke përfshirë edhe vetë atë, është shprehur se të gjithë duhet respektuar masat.

    “Nuk duhet të presim vetëm gjoba dhe ndëshkime, por duhet respektuar masat. Partitë politike organizojnë tubime e ato janë individuale, të gjithë duhet të thërrasin vetveten”, tha Zemaj.

    Ai tha që nuk do ketë lirim të masave që mund të prishte stabilitetin e rasteve dhe pandemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!