×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendëskryeministri Bislimi: Këto janë pesë parimet e qeverisë për dialogun me Serbinë

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 11:07

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ndërsa ka folur për dialogun me Serbinë ka thënë se nuk do të jetë teknik, dhe se nuk do të ketë marrëveshje pa njohje reciproke.


    Ai ka treguar se qeveria ka pesë parime për dialogun me Serbinë, ndërsa ka thënë se sovraniteti territorial i shtetit është i paprekshëm.

    “Parimet e qeverisë për dialogun me Serbinë janë këto: Nuk rinegociohen marrëveshjet, nuk krijohet shtresë e re e qeverisë në Kosovë, nuk preket sovraniteti territorial dhe nuk diskutohen çështjet e brendshme të Kosovës, nuk ka marrëveshje me Serbinë pa qenë brenda njohja, dhe njohja nga pesëshja e Bashkimit Evropian dhe garancioni për anëtarësim në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Bislimi në komisionin kuvendar për Punë të Jashtme, shkruan Reporteri.net.

    Kurse për përfshiren e Amerikës në dialogun me Serbinë, Bislimi tha se në takimet e vazhdueshme që kanë me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, çdo herë kërkojnë nga ai përfshirje sa më të madhe të SHBA-ve në këtë proces.

    “SHBA-të janë në kontakt me Brukselin, kemi lyp angazhim më të madh të SHBA-së dhe kemi kërkuar këtë nga takimet me ambasadorin Kosnett”, tha Bislimi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!