×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendëskryeministri italian flet me Kurtin dhe Vuçiqin: Tensionet në veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin në rajon

    Reporteri
    10 Dhjetor 2022 | 11:38

    Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Tajani përmes një postimi në Twitter, ka treguar se me dy liderët ka biseduar për tensionet në veri, ndërsa iu ka kërkuar që t’i shmangin veprimet e njëanshme.

    Ai thotë se tensionet në veri rrezikojnë stabilitetin në të gjithë rajonin.

    “Tensionet në veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin në rajon. I telefonova presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, duke u kërkuar që të shmangin veprimet e njëanshme. Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkan. Le të nxisim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Tajani.

    Kujtojmë se Policia e Kosovës ka thënë se gjatë natës nuk janë raportuar incidente në veri të vendit dhe aktualisht gjendja është e qetë.

    Policia e Kosovës: Aktualisht gjendja në Veri është e qetë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!